Pas gushtit sfidues të përballjes me zjarret që përfshinë Shqipërinë, ka ardhur edhe vlerësimi i kryeministrit Edi Rama për trupën e emergjencave civile. Nga baza ajrore e Farkës, përveç medaljeve, ai njoftoi rritjen e pagës për punonjësit e mbrojtjes civile që përballen më sfida që kërcënojnë jetën.
“Medalje e artë për forcën tokësore dhe dua t’u them të gjithë trupave të emergjencave civile dhe duke filluar nga trupa e re e agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile se ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur pagën, që nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme sepse nuk është e mjaftueshme askund kur cilido përballet me një sfidë që kërcënon jetën e tij, por sidoqoftë është një motiv më shumë, jo vetëm për të çuar në shtëpi më shumë të ardhura të merituara nga puna, por edhe për të ndjerë vlerësimin dhe respektin për punën që bën”.
Kreu i qeverisë nuk harroi të përmendë edhe keqbërësit e qëllimshëm të ndezjes së zjarreve në vend, përpos rritjes së temperaturave.
“Nënvizoj aspektin kriminal të vatrave të zjarrit të cilat në një pjesë të madhe janë rezultat i rritjes dramatike të temperaturave kudo në botë, por edhe rezultat i barbarisë së atyre që me një shkrepëse e shishe benzine vrasin shpirtin dhe plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë djersën e përkushtimin e shumë gjeneratave duke privuar qoftë dhe nga një qelizë e mushkërive të gjelbërta fëmijët e këtij vendi. Më vjen mirë që policia ka çuar parapa hekurave një mori njerëzish”.
Në fjalën e tij Rama shprehu falënderime dhe mirënjohje të veçantë për dy ambasadorët në vendin tonë; ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe atë të BE-së Luigi Soreca që u solidarizuan me shqiptarët në këtë periudhë.
“Dua t’i falënderoj Luigin dhe Kimin, përveç zv.ambasadorit që është këtu dhe na kupton se di shqip. Të gjithë gjatë periudhës së gushtit kanë qenë të shqetësuar për situatën dhe prania e ambasadori të Hollandës e Çekisë është simbol i kësaj fryme solidariteti për ditët më të vështira. Dua t’i falënderoj që të dy për ndihmën vendimtare që dhanë, duke vënë në dispozion për fikjen e një numri marramendës vatrash zjarri lart e poshtë dhe në terrene të vështira disa mjete speciale që lehtësuan punën e trupave tona në terren”.
Rama tha se modernizimi i mbrojtjes civile ka dhënë rezultate e para të prekshme, por duhet vazhduar deri në fund.
Fuqia e shembullit dhe nevoja për të çuar para një proces modernizimi të mbrojtjes civile i cili ka nisur dhe ka dhënë rezultate e para të prekshme, por duhet vazhduar deri në fund. Çfarë kemi parë deri tani si rezultat i reformës së sistemit të emergjencës është inkurajuese për të parë me optimizëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Ishte një muaj zjarresh që përfshiu botën dhe për tu afruar këtu tek ne vuri në pozitë të vështirë vende të afërta që janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme dhe nuk kishin asnjë mundësi të na jepnin asnjë ndihmë”.
Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kërkoi më shumë reflektim nga organet vendore për përballimin e kësaj situate. Ai tha se duhet planifikim logjistik dhe ngritje e kapaciteteve.
“Modernizim i legjislacionit, planifikim logjistik, ngritja e kapaciteteve të reja dhe trupa e emergjencave civile për kryerjen e operacioneve për përballimin e emergjencave, mbrojtja civile fillon nga komunitetit te bashkitë e çdo institucion”./A2/
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...