Google ADS

Futbollisti më në formë i Greqisë pritet të luajë startues kundër Kosovës

12:06 | 3 Shtator 2021
A. B.

Anastasios Bakasetas është në kulmin e karrierës me klubin si dhe kombëtaren greke.

Mesfushori pritet të jetë në fushë gjatë ditës së diele kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Katar 2022”.

Futbollisti gjatë paraqitjeve në sezonin e ri me Trabzonsporin ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në kampionatin turk.

Futbollisti 28-vjeçar gjithashtu e shënoi golin e vetëm të Greqisë në ndeshjen kundër Zvicrës, ku helenët pësuan humbje me rezultat 2-1.

Bakasetas ka dal duar bosh vetëm në ndeshjet kualifikuese për Conference League kundër Romës. Theksojmë se futbollisti deri më tani ka pasur 39 paraqitje me kombëtaren dhe ka shënuar tre gola.

Ndryshe, lojtari sezonin e kaluar është transferuar nga Alanyaspor dhe aktualisht është futbollisti kryesor i skuadrës së Trabzonsporit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme