Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se gjendja nëpër komuna me pandeminë nuk është aspak e mirë, dhe se shqetësimi kryesor i tyre është mungesa e barnave esenciale.
Ibrahimi theksoi se kërkesa kryesore e komunave është që sa më shpejtë që është e mundur ministria e Shëndetësisë t’i furnizojë me barna.
“Përveç që kemi bashkëpunim dhe kontakte gati përditë me kryetarët e komunave kemi edhe me drejtorët komunalë të shëndetësisë, ku ka shqetësime nga ta duke shpresuar që lakorja e të infektuarëve të bie. Ka shqetësime sidomos sa i përket barnave të listës esenciale po që Qeveria ka obligim t’u ofrojë komunave këto barna e ndër to edhe rendesiviri si bari kryesor në luftimin e Covidit. Komunat kërkojnë që sa më shpejtë që është e mundur ministria e Shëndetësisë t’i dërgojë barnat të cilat parashihen nga lista esenciale”, tha Ibrahimi për EO.
Sa i përket procesit të vaksinimit ai thotë se interesimi është shtuar dukshëm, e krahas kësaj tha se duhet të punohet edhe të dielave dhe kapaciteti i stafit shëndetësor të jetë më i madh.
“Po e kemi ngrit edhe këtë shqetësim duke kërkuar që vaksinimi i popullatës pasi që interesimi është shtuar dukshëm të bëhet vaksinimi edhe gjatë vikendeve, dhe shpresojmë që edhe dita e diele të procedohet për vaksinim. Gjithashtu ne kemi kërkuar që të kemi edhe qendra të reja të vaksinimit që të mos kemi grumbullim të qytetarëve para qendrave të vaksinimit”, shtoi ai.
“Kryetarët e komunave kanë vënë në dispozicion të gjitha objektet e menaxhuara nga komuna që të bëhet vaksinimi si duhet. Përndryshe edhe një kërkesë e kryetarëve është që përveç se të punohet gjatë vikendit, duhet edhe shtimi i stafit shëndetësor dhe në të ardhmen të ketë edhe më shumë staf i dedikuar vetëm për komuna”, theksoi tutje ai
Ai përmend edhe vendimin për të qenë pjesë e Komitetit anti-Covid, duke kërkuar vazhdimisht që komunat mos të anashkalohen në asnjë moment ngase roli i tyre do të jetë i rëndësishëm në këtë komitet.
“Po kjo ka qenë edhe e pritur besoj, kemi biseduar me nivelin qendror dhe jemi dakorduar që Asosacioni i Komunave do të rikthehet në atë komitet, ne kemi luajtur një rol substancial dhe të gjitha kërkesat i kemi respektuar dhe besojmë që komunat në asnjë mënyrë nuk bën të anashkalohen”, përfundoi Ibrahimi.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...