Ish -presidenti finlandez dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat publike.
Zyra e Presidentit finlandez, Sauli Ninisto njoftoi se 84-vjeçari, kreu i shtetit nga viti 1994 deri në 2000, mori mbështetje për aktivitetet e përditshme në shtëpi, dhe herë pas here kalon kohë për trajtim në shtëpi për shkak të përparimit të sëmundjes.
Ahtisaari, si mësues i një shkolle fillore, u bë diplomat dhe punoi për dekada si negociator paqeje për qeverinë finlandeze dhe Kombet e Bashkuara, për të cilat mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2008, raporton ap.
Ndër konfliktet e tjera, Ahtisaari së bashku me diplomatin austriak, Albert Rohan, mori pjesë në arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk u nënshkrua nga shteti serb, por Kosova shpalli pavarësinë në bazë të planit të tij në më 17 shkurt të vitit 2008.
ndihmoi aspiratat e Namibisë për pavarësi, por gjithashtu fitoi autonomi për rrethin special të Indonezisë, Aceh.
Pas përfundimit të mandatit të tij presidencial në vitin 2000, Ahtisaari themeloi Iniciativën për Menaxhimin e Krizave (CMI), me qëllim parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve të dhunshme përmes dialogut dhe ndërmjetësimit joformal.
Ai dha dorëheqjen nga pozita e kryetarit të CMI në vitin 2017 dhe ka dalë në pension që atëherë.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...