Akuzohej për disa vepra penale, arrestohet personi i kërkuar

10:28 | 3 Shtator 2021
A. B.

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet F.XH (M/K) , i moshës 24 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale : ‘’Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/

Të ngjashme