Google ADS

Hoxhaj Qeverisë: E keni paralizu Kosovën

10:18 | 3 Shtator 2021
S D

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, i ka reaguar qeverisë duke i thënë se e kanë paralizu Kosovën.

Ai ka thënë se derisa Kosova po dështon të zgjedhë 20 ambasadorët, Serbia në anën tjetër po përgatitet për ofensivë për tërheqjen e njohjeve.

“Politika është e jashtme, por qëllimet janë gjithmonë të brendshme. Që nga 1 shtatori kanë mbetur mbi 20 misione diplomatike pa ambasadorë. Disa janë të mbyllura plotësisht. Pas 4 shtatorit, Serbia ka përgatitur një ofensivë për tërheqje të njohjeve të Kosovës, siç më treguan disa miq në botë. Po ashtu, ka përgatitur edhe goditje ndaj Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ne tashmë jemi anëtar”, ka shkruar ai.

Hoxhaj tha se vend që diplomacia jonë ta mbronte sovranitetin e jashtëm, ajo mjerisht po e godet veten nga brenda për të qenë e paralizuar jashtë.

“A është kjo rastësi apo ka të bëjë me mosdije e papërgjegjësi? Në vitet e fundit, Kosova kishte pezulluar tërësisht politikën e jashtme.Kjo po ndodhë kur në Evropë kemi një rirreshtim të ri, ndërsa në botë lajmet ditore janë më shumë se lajme. Janë goditje tektonike, ku jo shumë larg e shohim zinxhirin e ngjarjeve dhe pasojat direkte për Kosovën”.

“Politika është e jashtme, por qëllimet janë të brendshme! E kur nuk ka rezon shtetëror brenda, por iluzion për veten dhe botën, vizioni i jashtëm është politikë e rënies së lirë”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai u shpreh se Kosova asnjëherë në historinë e paspavarësisë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot nga zhbërja e të arriturave kolosale në politikën e jashtme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme