Levante zyrtarizon transferimin e Shkodran Mustafit

08:05 | 3 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Levante UD ka arritur një marrëveshje me Shkodran Mustafi për dy vitet e ardhshme, duke bërë që mbrojtësi të kthehet në La Liga.

Mbrojtësi shqiptar që mbeti i lirë këtë verë, ka nënshkruar me Levanten deri në qershor 2023, me opsionin edhe për një sezon tjetër.

Lojtari ka kaluar ekzaminimin mjekësor dhe nesër do të takojë shokët e tij të rinj të skuadrës në Ciudad Deportiva.

Mustafi ka luajtur në Ligën Premier te Evertoni dhe Arsenali, ndërsa ka përvojë edhe në Serie A me Sampdorian.

Në La Liga ai ka luajtur te Valencia CFm ndërsa sezonin e fundit ai mbrojti ngjyrat e Schalke 04.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme