291 mijë e 645 është numri i qytetarëve kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat.
Kjo e dhënë është zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, e cila çdo ditë përditëson këto të dhëna, në kuadër të raporteve për koronavirus.
Sipas statistikave të institucioneve botërore të shëndetësisë, Kosova mund të arrijë shifrën prej 70% të popullatës së vaksinuar më shpejtë sesa vendet e rajonit, saktësisht për 121 ditët e ardhshme (nga para dy dite), nëse procesi i vaksinimit shkon siç po shkon tani.
Në anën tjetër, 570 mijë e 579 banorë e kanë pranuar të paktën njërën dozë, çka nëse mblidhen bashkë, atëherë shihet se deri më tani nga dita e parë e dhurimit të vaksinave, janë shpërndarë 862 mijë e 224 sosh në total.
Sa i përket rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1612 raste pozitive, kurse u konfirmuan edhe 32 viktima./arbresh.info/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë