Google ADS

SHBA, uragani ‘Ida’, shkon në 14 numri i viktimave nga përmbytjet

23:08 | 2 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Ka shkuar në 14 numri i personave që kanë humbur jetën në Neë York, New Jersey dhe Pennsylvania si pasojë e stuhive dhe uraganit Ida që goditën një pjesë të SHBA-së.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat vendase, disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në bodrumet që janë përmbytur, ndërkohë 8 prej viktimave mes tyre dhe një djalë 2 vjeç ishin nga New York City.

Sipas autoriteteve një grua 86 vjeçare u gjet në bodrum nga djali i saj në mesnatë, sakaq trupi i një burri të moshuar, afër të 70-ve, u nxor nga uji pasi vetura e tij ishte përmbytur.

Për shkak të gjendjes që është krijuar në vend guvernatorët e New York dhe New Jeresy kanë shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet që t’i adresohet kombit më vonë për dëmet e shkaktuara nga uragani Ida.

Ndërsa në videot që janë shpërndarë nga banorët vendas, shihet vendet e përmbytura dhe dëmet e shkaktuara nga Uragani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme