Google ADS

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

20:21 | 2 Shtator 2021
L G

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në vendin tonë.

IHMK me anë të një komunikate për media ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme