Google ADS

Zgjidhni një kaktus që ju pëlqen dhe zbuloni dëshirat që keni

18:50 | 2 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Lojërat psikologjike zakonisht bëhen me qëllim që të njohim veten më shumë, prandaj edhe zgjojnë interes të madh.

Zgjidhni njërin nga kaktusët e shfaqur në foto dhe zbuloni më shumë për veten, transmeton portal arbresh.info

Kaktusi numër 1

Ky kaktus është i vogël, si një foshnje e pafajshme dhe pa mendime të këqja. I tillë është shpirti juaj, i mrekullueshëm dhe i pastër, si i një fëmije. Ju shikoni vetëm mirësi në këtë botë, prandaj edhe shpesh zhgënjeheni nga njerëzit. Kjo është arsyeja pse ju duhet të ndryshoni pak pikëpamjet tuaja për botën, sepse jo gjithçka është aq e bardhë sa e imagjioni ju. Dashuria dhe lumturia janë rreth nesh, por jo në të gjithë ne. Disa njerëz kanë një shpirt aq të errët sa që edhe errësira do t’i kishte zili.

Dëshira juaj sigurisht që ka të bëjë me njerëzit e afërt, por është koha t’i kushtoni pak më shumë vëmendje vetes dhe nevojave tuaja në vend të njerëzve të tjerë. Por mos u shqetësoni, dëshira juaj do të realizohet sepse shpirti juaj i mrekullueshëm e meriton atë.

Kaktusi numër 2

Ky kaktus ka një specifikë. Edhe ju jeni ashtu. Ju pëlqejnë gjërat që normalisht nuk janë të preferuara nga shumica e njerëzve. Vende të zbrazëta, libra ju qetësojnë, ju pëlqen të jeni në heshtje dhe në përqafimin e atyre që doni.

Dëshirat tuaja janë të zakonshme, por ato sigurisht nuk janë ato që çdo person do të dëshironte, transmeton portal arbresh.info

Kaktusi numër 3

Gjëja më e rëndësishme për ju është që të jeni pranë njerëzve që doni dhe që ata të jenë të lumtur. Nëse një frymë magjike mund të shfaqet në të vërtetë, ju ndoshta do të uroni vetëm shëndet dhe lumturi për njerëzit që doni.

Ju keni qenë gjithmonë në një vend tjetër për veten tuaj dhe vetëmohimi juaj është ajo që ju zbukuron dhe ju dallon nga njerëzit e tjerë. Të tilla janë dëshirat tuaja.

Kaktusi numër 4

Dashuria, kjo është zgjedhja juaj e parë dhe e fundit. Kjo është pikërisht arsyeja se pse qëndron një zemër mbi kaktusin që keni zgjedhur. Ju nuk besoni në fantazmat, as në përmbushjen magjike të dëshirave, por besoni në dashurinë, për të cilën po vuani aktualisht. Kjo është arsyeja pse ju jeni këtu, sepse jeni duke pritur për një mrekulli – për atë që keni ëndërruar për një kohë të gjatë për t’u realizuar dhe për ditët e lumturisë që më në fund do të vijnë.

Dëshira juaj e vetme është të t’ju duan dhe të falni dashuri.

Kaktusi numër 5

Ky kaktus duket mjaft mesatar, nuk ka pjesë ose dekorime të veçanta në të, por përshtatet me të gjithë. Ky është pikërisht rasti me ju. Ju jeni një person i zakonshëm mesatar, dëshirat e të cilit nuk janë të paarritshme, domethënë ato kërkojnë vetëm pak përpjekje dhe është krejt e sigurt që do të përmbushen.

Ka shumë mundësi që të keni imagjinuar një dëshirë në lidhje me jetën tuaj të dashurisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme