Vdekja e reperit grek, Mad Clip, në një aksident automobilistik në Athinë ka tronditur vendin fqinj por jo vetëm.
Makina e tij devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë. Përplasja ishte fatale dhe i mori jetën menjëherë teksa shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.
E tronditur nga ngjarja tragjike ka mbetur edhe këngëtarja Morena Taraku, e cila ka reaguar në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto të reperit krahas së cilës ka treguar se kanë pasur plane të përbashkëta muzikore për një projekt që fatkeqësisht është lënë përgjysmë.
“Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jonë mbeti…”, ka shkruar këngëtarja./tch/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç