Pajisjet e para për detektimin e gjurmëve të gishtave gjatë votimit vonojnë edhe më tej. Rreth 200 prej tyre duhet të arrinin nga vendi i prodhimit, Gjermania, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në fillim të kësaj jave, pasi të kishin kaluar procedurat doganore. KSHZ-ja nuk ka pranuar akoma asnjërin prej tyre. Nga institucioni për organizimin e zgjedhjeve nuk pranojnë që këto vonesa mund të rrezikojnë procesin zgjedhor të tetorit. Ata tashmë përgatiten për trajnimet që pësojnë.
Pajisjet e para duhet të arrijnë në KSHZ për fundjavë, ndërsa pjesa tjetër do të dorëzohet në mënyrë pasuese. Afati i fundit për dorëzimin e të gjithë pajisjeve do të jetë 1 tetori. Trajnimi i këshillave zgjedhor do të fillojë prej më 25 shtator ndërsa në vijim është përgatitja e trajnuesve që do të trajnojnë këshillat zgjedhor”, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Vonesa e pajisjeve të para të këtyre terminaleve akoma nuk ka arritur nivelin shqetësues as për partitë politike. VMRO-DPMNE-ja nuk deshi as të komentonte mbi këtë temë, kurse kryeministri Zaev vlerëson se koha në dispozicion është e mjaftueshme për zbatimin e risive gjatë votimit.
Përshtypja ime është se do të arrihet në kohë sepse vërtetë kemi akoma kohë, madje edhe për terminalet e para për periudhën e testimit, siç është e paraparë, që të mundemi në kohë t’i mbulojmë të gjithë vendvotimet dhe procesi më 17 tetor të fillojë në kohë, me përgatitjen e terminaleve të këtilla ku do të votohet me gjurmët e gishtave”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Për herë të parë në zgjedhjet lokale të tetorit, identifikimi i zgjedhësve do të jetë biometrik. Pajisjet e reja në vendvotime do të identifikojnë votuesit nëpërmjet shenjave të gishtave. Ata nuk do të jenë të kyçura në internet por do të punojnë me softuer të integruar të të dhënave, kështu që institucionet besojnë se nuk mund të hakohen ose manipulohen. Mënyra e këtillë e votimit nuk praktikohet në vendet me demokraci të zhvilluar por vetëm në vendet me zhvillim më të ulët, ku manipulimi zgjedhor ka paraqitur problem, si: Armeni, Brazil, Kolumbi, Kosta Rikë, Nigeri, Filipine, Tanzani dhe Zimbabve.
Ky ndryshim në mënyrën e votimit ishte kusht i opozitës i cili u pranua edhe nga pushteti. Votimi biometrik pritet të shmangë rastet e votimit të dyfishtë ose votimit në emër të dikujt tjetër. Me mënyrën klasike ose atë të regjistrimit dhe kontrollimit të votuesve në mënyrë manuale do të votohet vetëm më 16 tetor, në ditën kur do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit./alsat.mk/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...