Google ADS

Rashkaj poston një mesazh motivues për lojtarët e Kosovës

14:42 | 2 Shtator 2021
KRG

Anel Rashkaj i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës, sot ka dërguar një mesazh motivues për lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Ish-mesfushori i “Dardanëve” ka bërë një postim para ndeshjes mes Kosovës dhe Gjeorgjisë e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Kur afrohet koha me dal në fush me fanell Kombëtares duhet më fillu me ndryshu ftyra prej djalit tmir e te urt të ftyra e luftëtarit ne betej” – ka shkruar Rashkaj ne profilin e tij në Facebook.

Lexo edhe:

Këto ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të kualifikimeve  për “Qatar 2022”

Kujtojmë që sot ndeshja do të zhvillohet në ora 18:00.

Ndërsa më 4 shtator “Dardanët do të ndehsen kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lexo edhe:

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Gjeorgjisë: Bernard Challandes pritet të bëjë shumë ndryshime

Kurse më 8 shtator do të përballet kundër Spanjës e cila pashtu do të zhvillohet në Kosovë. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të ngjashme