Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama shpalli emrat e kabinetit të ri qeveritar për mandatin e tretë.
Përmes një shkrimi në faqen e vet në Faceook, kryedemokrati e cilëson kreun e qeverisë, Edi Rama shkatërrues të bashkëjetesës demokratike dhe përgjegjës për kriminalizimin e vendit, i cili sipas tij mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore.
“Për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i asaj që ne kemi denoncuar dhe që shqiptarët kanë përjetuar prej këtij regjimi të korruptuar, i cili ka vrarë votën e lirë dhe bashkë me të demokracinë, por një udhërrëfyes për aksionin tonë brenda dhe jashtë vendit, për t’iu kthyer shqiptarëve të drejtën për të pasur një qeveri që buron nga vullneti i tyre i lirë, jo nga krimi dhe korrupsioni që e kanë lënë Shqipërinë në vend numëro për shumë gjatë”, shkruan Basha./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”