Kryeministri Zoran Zaev sot para mediave para fillimit të regjistrimit të popullatës tha se ka mundësi që nëse ndonjë amvisëri e caktuar nuk dëshiron të pranojë regjistrues të pavaksinuar, në të njëjtën adresë do të dërgohet regjistrues i vaksinuar.
“Bisedova edhe me Ministrinë e Drejtësisë si dhe me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika dhe gjatë regjistrimit do të mundohemi të kemi fleksibilitet maksimal që ata qytetarë që do të refuzojnë regjistrues të pavaksinuar të regjistrohen në regjistrues me vaksinë”, tha Zaev.
Sipas tij, numri do të jetë i vogël i atyre qytetarëve që do të kërkojnë ndërrimin e regjistruesit.
“Kur do të ndodhin situata të atilla mund të bëhet rotacion i regjistruesve, përkatësisht atyre qytetarëve do t;ju dërgohen regjistrues të vaksinuar. Një pjesë e madhe e regjistruesve janë të vaksinuar, kurse numri i qytetarëve që do të refuzojnë të regjistrohen nga regjistrues të pavaksinuar do të jetë i vogël”, tha Zaev./Telegrafi/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...