Schaffhausen ka konfirmuar se Artim Shaqiri është trajneri i tyre i ri.
Përmes një njoftimi për media, klubi nga liga e dytë e Zvicrës ka bërë të ditur se strategu shqiptar do ta zëvendësojë Murat Yakin që ka marrë drejtimin e Përfaqësueses së Zvicrës.
Pasi Vladimir Petkovic i dha fund aventurës së suksesshme te Helvetikët, dhe kalimit te Bordeaux.
“FC Schaffhausen gjeti një pasardhës të Murat Yakin. Artim Shaqiri mori trashëgiminë”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.
“Pas fillimit të karrierës si trajner, Shaqiri, i cili ka një licencë UEFA Pro, mori angazhimin e tij të parë si trajner te Shkendija e Tetovës para se të bëhej nënkampion me klubin kryesor shqiptar FK Kukësi. Kohët e fundit, Shaqiri, i cili mbush 48 vite më 23 shtator, ishte trajner i klubit maltez Pembroke Athleta FC dhe, deri në fillimin e pandemisë, më pas mori drejtimin e Flamurtarit (të Prishtinës)”.
“Artim Sakiri do të jetë në dispozicion të FC Schaffhausen me efekt të menjëhershëm, por do të duhet të presë pak derisa të arrijë leja e punës”.
“FC Schaffhausen mirëpret ngrohtësisht Artimin në Munotstadt dhe i uron atij shumë argëtim dhe suksese në shtëpinë e tij të re”, përfundon njoftimi i tyre.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...