Kandidati i pavarur për kryetar në Komunën e Gjilanit Lulzim Behxheti, ka radhitur një varg akuzash në drejtim të kryetarit të tanishëm, Lutfi Haziri duke e thënë se ky i fundit ka krijuar një frymë propagandistike dhe mashtruese në Gjilan shkruan arbresh.info.
Këto akuza Behxheti i ka shkruar në faqen e tij në facebook.
“Fatkeqësisht është krijuar një atmosferë propagandistike mashtruese në Gjilan në lidhje me fituesin e zgjedhjeve komunale! Është e vërtetë̈ se Lutfi Haziri përmes nëntokës së instaluar ndër vite nëpër të gjitha institucionet komunale i kontrollon ato plotësisht!”, ka shkruar Behxheti.
Postimi i pa prekur i tij:
Fatkeqsisht është krijuar një atmosferë propagandistike mashtruese në Gjilan në lidhje me fituesin e zgjedhjeve komunale!
Është e vërtetë se Lutfi Haziri përmes nëntokës së instaluar ndër vite nëpër të gjitha institucionet komunale i kontrollon ato plotsisht!
Siç janë: policia, hetuesia, prokuroria, gjykatat, 12 drejtoritë të cilat administrohen prej tij, agjensionet, shoqëritë civile, shkollat, administratën tatimore, KEK-un, postën, e madje edhe kuvendin komunal!
Është e vërtë se Lutfi Haziri i kontrollon edhe shumicën e partive politike opozitare përmes sabotuesve të k’tyre subjekteve politike opozitare të instaluar nëpër to, kohë më parë!
Gjithashtu i kontrollon plotsisht edhe oligarkët e bizneset e tjera të rëndësishme!
Thënë shkurt: as pastrues nuk mund të punësohesh në Gjilan, pa bekimin e tij!
Për k’to arsye, qytetari gjilanas është i friksuar deri në palcë dhe nuk guxon të shprehet shlirshëm kundër tij ose në prezencë të ndonjë personi lojal ndaj tij.
Shumë njerëz janë diskriminuar në punësim dhe shumë të tjerë kanë marrë pozita punonjëse pa kualifikimet e duhura!
Ky fakt i bënë ata të frigësohen se mund ti humbin pozitat e tyre të pamerituara ose t’i dëmtojnë raportet e familjarëve të tyre!
Kjo frigë e bënë Lutfiun edhë më autoritar!
Fillimisht Lutfiu duke i tejkaluar kompetencat e tij si kryetar, ka diskriminuar në punësim duke punësuar njerzit e tij lojal, pa kualifikime të duhura dhe pa kriteret e parapara me ligj.
Të mjerët, nuk i ka përkrahur as prokuroria e gjykata përkatëse, për shkak se ato funksionojnë në shërbim të tij. Thënë thjeshtë të gjitha janë të kapura prej tij!
Çka është zgjidhja në këtë rast?
Forca është në duart tuaja! Ky qytet është sa i tij, po aq edhe i juaji!
E mira qëndron në faktin se: edhe nëse e votojnë të gjithë m’vartësit e tij, prap nuk do ti mjaftojnë votat e kompletuara për ta fituar mandatin, sepse, pjesa e mbetur numëron në shumë qytetarë me të drejtë vote.
Nuk e kemi votuar për mbret e uzurpatorë të institucioneve, por ai duhet të jetë në shërbimin tuaj. Prandaj mos e voto. Ndëshkoje me votën tuaj.
Mos u konfronto me të, por thjeshtë mos e voto dhe gjërat bien në vendin e vet!
Ti me vetëm një votë tuajën mund ta bësh ndryshimin, prandaj mos e voto dhe ti e mer pushtetin në dorë dhe jo ai!
Edhe nëse të ka dhënë një vend pune, fillimisht ai ta ka marrë.
Ai është vetëm një i punësuar në pozitën e kryetarit, pozitat e tjera i takojnë qytetarit.
Edhe nëse nuk ke kualifikim superior, një vend pune të takon edhe ty.
Prandaj, mos ke frigë dhe votoje ardhmërinë tuaj, e jo TIRANIN tuaj!
Merre jetën tuaj në duart tuaja!
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”