Barcelona po planifikon të rikthehet për yllin e RB Leipzig, Dani Olmo në janar, sipas ‘Daily Mail’.
23-vjeçari, i cili filloi karrierën e tij në akademinë ‘La Masia’ të Barçës, ishte subjekt i një oferte prej 50 milion eurosh (43 milion funte/59 milion dollarë) nga gjigantët spanjollë në ditën e fundit.
Leipzig e refuzoi ofertën, por Barça po planifikon të bëjë një propozim të ri për shërbimet e Olmos sapo tregu i transferimeve të rihapet në vitin e ri.
Sipas Fabrizios, interesimi i Barçës për Dani Olmo ishte i vërtetë, por RB Leipzig nuk kishte absolutisht asnjë qëllim ta shiste atë në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, kështu që ata refuzuan ofertën e blaugranasve.
Skuadra spanjolle u munduan të transferojnë spanjollin pasi Grizemann u largua nga klubi po në ditën e fundit, duke kompletuar rikthimin e tij tek Atletico Madrid pak minuta para se të mbyllej merkato, sidoqoftë ‘katalunasit’ duket se nuk do të dorëzohen dhe do të rikthehen me një ofertë të re në merkaton e janarit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...