Google ADS

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

09:56 | 2 Shtator 2021
S D

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Dy nga rastet në raport, të dëmtuar janë prindërit./arbresh.info/

Rastet në raportin e policisë:

Obiliq, 01.09.2021 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren, 01.09.2021 – 20:40. Është raportuar se tre vëllezër meshkuj kosovar kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është ndalur në stacion policor pasi ishte i dehur ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Dragash, 01.09.2021 – 19:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull Kosova pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 31.08.2021 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klinë, 01.09.2021 – 20:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi që kishte lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme