Sot zhvillohen dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Superkupës në Basketboll

09:28 | 2 Shtator 2021
KRG

Federata e Kosovës në Basketboll disa ditë më parë konfirmoi se Superkupa e Kosovës në Basketboll do të mbahet mes datave 1 deri 5 shtator.

Dy ndeshjet e para çerekfinale u zhvilluan gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), ku skuadra e Prizrenit triumfoi ndaj Dritës, gjersa Peja fitoi derbin ndaj Prishtinës.

Dy ndeshjet e tjera çerekfinale për t’i kompletuar gjysmëfinalet do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ku Trepça me Rahovecin duelojnë nga ora 16:00, gjersa derbi i ‘dukagjinit’ zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit nga ora 19:00.

Ndeshjet e Superkupës po zhvillohen në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, pasi kështu kishte vendosur Federata e Basketbollit Kosovar.

Gjysmëfinalet do të zhvillohet ditën e premte, gjersa finalja do të luhet të dielën nga ora 17:00

Të ngjashme