Google ADS

Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar

09:20 | 2 Shtator 2021
KRG

Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin për më së shumti gola në futbollin ndërkombëtar, pasi i shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë 2:1 kundër Republikës së Irlandës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Tani Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve me 111 gola.

Sulmuesi 36-vjeçar i shënoi dy gola të vonshëm me kokë dhe e humbi një penallti në fitoren dramatike të Portugalisë kundër Irlandës Veriore të mërkurën.

Ali Daei, i cili i shënoi 109 gola për Iranin nga viti 1993 deri më 2006, e mbajti rekordin të cilin Ronaldo e kishte barazuar me dy golat e tij kundër Francës në Euro 2020.

Sulmuesi i Manchester Unitedin e barazoi edhe rekordin evropian të Sergio Ramosit për më së shumti paraqitje për kombëtaren, pasi e regjistroi paraqitjen e 180-të.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm sepse e theva rekordin, por për çastin e veçantë që e përjetuam”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

“Dy gola në fund të ndeshjes. Duhet ta çmoj atë që e bëri ekipi, ne besuam deri në fund. Jam shumë i lumtur”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme