Georgina Rodriguez është ndër personazhet më të komentuar për momentin.
Zeshkania përmes rrjete sociale ndan imazhe dhe video nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet luksoze, shkruan portali arbresh.info
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka marrë vëmendje të madhe me dukjen e saj.
Georgina mori pjesë në Festivalin e 78 -të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të mërkurën, ku u shfaq e veshur me një fustan blu me dantellë të kombinuar dhe me një xhaketë.
Veshja elegante e Georginas u kompletua me taka të bardha dhe grim të lehtë, teksa dukej plot shkëlqim.
Kujtojmë se, Festivali i 78 -të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ka nisur të mërkurën dhe vazhdon deri më 11 shtator.
Është festivali më i vjetër i filmit në botë. Njihet si një nga festivalet më të mëdhenj”, së bashku me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe Festivalin e Filmit në Kanë. /arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...