Sulmuesi belg është i përkushtuar që të këtë sukses në karrierën e tij me Los Blancos.
Eden Hazard ka thënë se Real Madridi ende se ka parë më të mirën e tij, me ish sulmuesin e Chelsea që është afër kthimit në gjendje të plotë fizike e ku ai ka konfirmuar që dëshiron t’ia shpaguajë Los Merengues paratë që kanë paguar për shërbimet e tij.
Lëndimet kanë bërë që karriera e Hazardit në kryeqytetin spanjoll të këtë vështirësi, me sulmuesin që mezi ka luajtur pesë ndeshje radhazi prej që ka nënshkruar për këtë klub.
Tani, që në ndeshjet parasezonale është thënë se belgu ka punuar shumë që të kthehet në formën fizike dhe dëshiron që të japë më shumë për skuadrën, aq më pak që Real Madridi dështoi për të nënshkruar me Kylian Mbappe.
“Real Madridi ka shpenzuar shumë para në mua, dëshiroj që t’ia shpaguajë ato”, ka thënë Hazard në një intervistë për HLN.
“Nënshkrova pesë vite, dy të parat nuk kanë qenë të mira por kam edhe tri të tjera për të treguar që paratë e investuara kanë qenë të drejta. Shpresoj që të punoj, shpresoj që të zgjohem në një mëngjes dhe t’ia tregojë të tjerëve që jam në maksimum në stërvitje, por pres momentin që të tregoj çfarë di të bëjë”.
Kur është pyetur mbi perceptimin që ai gjithmonë ka qenë i lënduar, ish ylli i Lille ka qenë i shpejt për ta mbrojtur vetveten.
“Njerëzit mendojnë që gjithmonë jam i lënduar, ky është realiteti, por nëse e rishikoni karrierën e juaj nuk ka ndonjë lojtarë që ka luajtur më shumë ndeshje se unë në këto 10 vite”, ka shtuar Hazard.
“Bëj çfarë duhet të bëjë, punoj për çdo ditë në anën fizike dhe ne kemi bërë punë të mirë që nga fillimi i sezonit. Në këtë moment po shkon mirë, por nuk jam 100 për qind mirë për momentin”.
Hazard ka lutur fansat që ta kuptojnë se mungesa e tij ka të bëjë me lëndimet.
“Ndonjëherë, është e vështirë kur jeni të lënduar, ju dëshironi të luani dhe përpiqeni që ta bindni klubin se jeni gati, por pastaj keni dhimbje dhe mbeteni jashtë”, ka vazhduar Hazard.
“Kemi shumë momente të këqija, ndoshta vështirë mund të kuptohen. Por bëni gjithçka që duhet bërë dhe në fund prapë asgjë nuk ju ndihmon”. /GE/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...