Gjenerali amerikan i ka përshkruar talebanët si një “grup të pamëshirshëm” dhe thotë se është e paqartë nëse ata do të ndryshojnë.
Gjenerali Mark Milley, ka theksuar se është e “mundur” që SHBA të ketë një bashkëpunim me talebanët në luftën kundër ISIS-K, shkruan bbc, transmeton portal arbresh.info
Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës 20 vjet pasi nisi si një pushtim për të rrëzuar talebanët.
Islamistët tani janë nën kontroll dhe pritet të shpallin një qeveri të re.
Presidenti amerikan Joe Biden është kritikuar gjerësisht për mënyrën e papritur të tërheqjes, e cila çoi në kolapsin e papritur të forcave afgane të sigurisë që Shtetet e Bashkuara i kishin trajnuar dhe financuar për vite me radhë.
Përparimi i rrufeshëm i talebanëve nxiti një përpjekje të furishme për të evakuuar mijëra shtetas të huaj dhe afganë lokalë që kishin punuar për ta, megjithatë raportohet se shumë nga ta kanë mbetur pas në Afganistan.
Gjenerali amerikan ka theksuar se SHBA do të mund të koordinohet me talebanët ë aksionin e ardhshëm kundër Shtetit Islamik IS-K, grup që morri përgjegjësinë për sulm jashtë aeroportit të Kabulit, ku mbetën të vrarë 170 njerëz, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë.
IS-K është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.
Ka dallime të mëdha me talebanët, duke i akuzuar ata për braktisjen e xhihadit dhe fushën e betejës.
SHBA vlerëson se janë diku rreth 100 deri në 200 amerikanë që kanë mbetur në Afganistan./arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë