Policia shqipton 408 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 në Mitrovicë

20:41 | 1 Shtator 2021
L G

408 gjoba janë shqiptuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Mitrovicës për mos respektim të masave anti-Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, e cila ka njoftuar se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

“Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë po veprojnë gjithnjë në përputhje me autorizimet, duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban. Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut nga zyrtarët policorë, janë shqiptuar 408 gjoba ndaj personave fizik si dhe nëntë gjoba operatorëve ekonomikë”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19 ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme