Google ADS

Ish-ministri i Shëndetësisë kritikon Qeverinë Kurti: Jeni pa eksperiencë, të paaftë dhe të papërgjegjshëm

19:24 | 1 Shtator 2021
L G

Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, tashmë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Armend Zemaj ka vazhduar kritikat e tij drejt Qeverisë Kurti për mos menaxhim të mirë të situatës me pandemi.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook shkruan se qeveria aktuale nuk ka ide dhe as përvojë, është e paaftë dhe e papërgjegjshme, shkruan arbresh.info.

“Keqmenaxhimi i kësaj Qeverie vazhdon të thyej rekorde të zeza në vazhdimësi. Mbi 100 qytetarë të vdekur për vetëm 4 ditë. Vetëm sot 22 prej tyre ndërruan jetë, gjersa kemi 27.404 raste aktive me Covid-19”, ka shkruar Zemaj.

Ai u shpreh se nuk ka vaksina mjaftueshëm dhe as terminë për tu vaksinuar.

“Qeveri pa ide, pa eksperiencë, e paaftë dhe e papërgjegjshme, me fjalë shumë e aspak punë. Keqmenaxhimi i kësaj Qeverie vazhdon të thyej rekorde të zeza në vazhdimësi. Mbi 100 qytetarë të vdekur për vetëm 4 ditë. Vetëm sot 22 prej tyre ndërruan jetë, gjersa kemi 27.404 raste aktive me Covid-19. Zoti na ruajt”, shkruan ndër të tjera Zemaj./arbresh.info/

Të ngjashme