Kurti falënderon presidentin e Sllovenisë për mbështetje në rrugën evropiane

15:25 | 1 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Takimi është zhvilluar në margjina të Forumit Strategjik të Bledit.

Kurti ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe ka falendëraur Slloveninë për mbështetjen në rrugën drejt integrimit evropian.

“Presidenca sllovene e Këshillit të BE -së do të kontribuojë në forcimin e elasticitetit të ËB6 (gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor)”, ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme