Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka folur lidhur me rikthimin në “Old Trafford” dhe rëndësinë e madhe që kishte trajneri Sir Alex Ferguson.
Portugezi refuzoi Man Cityn dhe u rikthye te gjiganti anglez, me të cilët nënshkroi kontratë dy vjeçare.
Ronaldo tregoi rolin e rëndësishëm që kishte Ferguson për rikthimin te United.
“Që kur nënshkrova për Man United si 18-vjeçar, Sir Alex Ferguson ishte çelësi. Më kujtohet kur luaja kundër Manchesterit derisa isha te Sporting. Për mua, Sir Alex është babai i futbollit”.
“Më ndihmoi shumë, më mësojë shumë gjëra dhe sigurisht ka pasur rol të madh shkaku i lidhjes që kishim, flisnim tërë kohën dhe është person i pabesueshëm. Ishte personi kryesor që erdha në këtë pozitë, prandaj nënshkrova për Manchester Unitedin”, deklaroi ai.
Tutje, Ronaldo foli edhe për synimet e ardhshme me gjigantin anglez, derisa përmendi fitimin e trofeve.
“Mendoj se është vendimi më i mirë që kam marrë. Është vendimi i duhur në mendimin tim. Kalova nga Juventus te Manchester, sfidë e re, jam i lumtur dhe i kënaqur”.
“Dua të vazhdojë sërish, të bëjë historinë, të provojë t’i ndihmojë Manchesterit të arrijë rezultate të mira, të fitojë trofe”.
“Kam histori fantastike me këtë klub të mrekullueshëm. Isha si 18-vjeçar dhe tani jam i lumtur që u riktheva pas 12 viteve. Jam i kënaqur dhe duke u përgatitur për ndeshjen e parë”, nënvizoi Ronaldo.
Ndërkohë, pas ndeshjeve me Kombëtaren e Portugalisë, Ronaldo pritet të debutojë me Unitedin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...