Google ADS

15.835 doza të vaksinës janë administruar në 24 orët e fundit

15:06 | 1 Shtator 2021
S D

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.

Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 27.404./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme