Google ADS

Brenda 24 orëve u ngriten 123 aktakuza kundër 140 personave

12:37 | 1 Shtator 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetetre (123) aktakuza kundër njëqindedyzetë (140) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme