Google ADS

“Forumi për të ardhmen e Europës”, Rama takohet me kryeministrin e Sllovenisë

11:46 | 1 Shtator 2021
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kryeministrin slloven Janez Jansha, teksa po merr pjesë në forumin për të ardhmen e Europës.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Janshas. “Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës”, ka shkruar Rama.

Një ditë më parë Rama u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev para nisjes së Samitit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme