Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur sot që ai pret që takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi mes aktorëve kryesorë të mbahet në vjeshtë.
Kurti ka thënë për Tanjug nga Bledi i Sllovenisë se kjo çështje varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Lidhur me pjesëmarrjen në Forumin e Bledit ai ka theksuar se pret që të konfirmohet rëndësia e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe e kundërta
“BE ka nevojë për t’u mbrojtur dhe unë besoj që reformat e brendshme në BE dhe procesi i zgjerimit janë komplementare”.
Ai ka thënë se megjithatë kjo varet nga ndërmjetësi i negociatave, Josep Borell dhe nga Përfaqësuesi Speciale, Miroslav Lajcak./kk/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...