Google ADS

Ronaldo fotografohet me fanellën e Manchester United

09:04 | 1 Shtator 2021
KRG

Cristiano Ronaldo ka bërë fotosession me fanellë të Manchester United për herë të parë qe nga kthimi i tij tek “Djajtë e Kuq”.

Kujtojmë që portugezi i është bashkuar Manchester Unitedit pas transferimit të tij nga Juventus për 23 milionë euro.

36-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin anglez me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër.

Portugezi ka qenë pjesë e Unitedit për gjashtë vite, nga viti 2003 deri më 2009. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme