Çitaku mohon se do të jetë ministre në Qeverinë Rama 3 në Shqipëri

00:10 | 1 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka demantuar lajmet e mediave të Shqipërisë se ajo do të jetë ministre e Jashtme në Qeverinë Rama 3 në Shqipëri.

Ajo ka thënë se është më e dobishme në Kosovë pasi ka kryer mandatin si ambasadore në SHBA, njofton Klan Kosova.

“Ky është lajm i vjetër, e paskan ricikluar atë. Unë mendoj se Shqipëria është shumë në rregull dhe se unë jam shumë më e dobishme në Kosovë. Me të thënë të drejtën, nuk kam arritur ende ta kuptoj se kush po i gjeneron këto lajme të rreme”, ka thënë Çitaku në Edicionin Special.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme