Hoxhë Labinot Maliqi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka vizituar kampin ushtarak Bondsteel ku janë duke u bërë përgatitjet për mirëpritjen e refugjatëve afganë.
Maliqi ka treguar se gjatë vizitës së tij është emocionuar shumë, pasi ka pa qe gjatë qëndrimit të refugjatëve afganë në Kosovë nuk do ti mungojë asgjë, transmeton arbresh.info
“Për aq kohë sa do të qëndrojnë në Kosovë, familjeve afgane nuk do t’ju mungoj asgjë. Përveç çdo detaji tjetër që ishte mundësuar nga ushtria amerikane me një kujdes të veçantë, nuk mungonin hapësirat ekskluzive dhe shumë të përshtatshme për faljen e namazit për të dy gjinitë, për marrjen e abdesit, për pastrim dhe fjetje, dhe me një konsideratë e përkushtim maksimal duke i kushtuar ushqimit hallall që do t’ju servohet refugjatëve afganë tri shujtja gjatë ditës”, ka shkruar Maliqi.
Ai poashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite nga komandanti i ushtrisë amerikane ka pranuar një emblemë si dhuratë.
“Gjatë kësaj vizitë të paharruar dhe shumë emocionuese, isha poashtu i nderuar të pranoj një dhuratë/emblemë nga komandanti, të cilën e çmoj shumë dhe do ta mbaj me krenari”.
Postimi i plotë:
Sot isha i nderuar të shikoj nga afër përgatitjet që janë duke i kryer ushtria e ShBA-ve për të mirëpritur mijëra refugjatë afganë në kampin ushtarak Bondsteel. Çfarë pash aty, vërtetë më ka emocionuar shumë.
Për aq kohë sa do të qëndrojnë në Kosovë, familjeve afgane nuk do t’ju mungoj asgjë. Përveç çdo detaji tjetër që ishte mundësuar nga ushtria amerikane me një kujdes të veçantë, nuk mungonin hapësirat ekskluzive dhe shumë të përshtatshme për faljen e namazit për të dy gjinitë, për marrjen e abdesit, për pastrim dhe fjetje, dhe me një konsideratë e përkushtim maksimal duke i kushtuar ushqimit hallall që do t’ju servohet refugjatëve afganë tri shujtja gjatë ditës.
Gjatë kësaj vizitë të paharruar dhe shumë emocionuese, isha poashtu i nderuar të pranoj një dhuratë/emblemë nga komandanti, të cilën e çmoj shumë dhe do ta mbaj me krenari.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...