Google ADS

Departamenti i Shtetit paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Bosnje e Hercegovinë

20:13 | 31 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Departamenti i Shtetit ka lëshuar paralajmërime të reja për amerikanët që udhëtojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, për shkak të koronavirusit, por edhe sulmeve të mundshme terroriste.

“Merrni parasysh kur udhëtoni në Bonjë e Hercegovinë për shkak të pandemisë së koronavirusi. Të jeni vigjilent në Bosnje e Hercegovinë edhe për shkak të terrorizmit dhe minave tokësore”, thuhet në deklaratën zyrtare, transmeton portal arbresh.info

“Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet / qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zonat e tjera publike”, thuhet tutje në deklaratë.

Një paralajmërim utheksua  gjithashtu për rrezikun e fushave të minuara, të cilat, siç thonë ata, mund të përbëjnë një kërcënim për qytetarët amerikanë./arbresh.info/

Të ngjashme