Sky Sports, Real Madrid ishte gati të ofronte 220 milionë euro sot për Mbappe

19:30 | 31 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Mediumi i madh anglez “Sky Sports”, raporton se sulmuesi Kylian Mbappe do mbetet te PSG.

PSG ka vendosur ta mbajë francezin, andaj edhe nuk ka kthyer përgjigje drejtë ofertave të Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Reali e do me ngulm Mbappen dhe siç raporton mediumi anglez, ishin gati të paguanin plotë 220 milionë euro sot (e martë).

Por, qëndrimi i PSG-së mbetet i njëjtë dhe nuk do e shesin, derisa do provojnë ta bindin për të rinovuar kontratën.

Deri me tani, Mbapppe ka refuzuar gjashtë propozime të PSG-së, ngase ëndërron të luajë për “Los Blancos”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme