Angela Merkel vlerësoi sot se aeroporti në Kabul, tani nën kontrollin e talebanëve pas tërheqjes së SHBA, është i një “rëndësie ekzistenciale” për Afganistanin.
“Ky aeroport është i një rëndësie ekzistenciale për Afganistanin, sepse pa të asnjë ndihmë mjekësore ose humanitare nuk mund të arrijë, që do të thotë se është gjithashtu e rëndësisë më të madhe për veprimin e OKB -së,” tha kancelarja gjermane në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun e saj austriak Sebastian Kurz, transmeton portal arbresh.info
Megjithëse ushtarët e fundit amerikanë u larguan mbrëmë, Gjermania nuk heq dorë nga qëllimi i saj për të tërhequr afganët, ata që bashkëpunuan me ushtrinë gjermane gjatë ndërhyrjes perëndimore në vend, por edhe ata që ishin të punësuar në organizata humanitare, tha Merkel.
Sipas Merkel, janë diku rreth 10 deri në 40 mijë njerëz që duhet të largohen nga vendi. “Sigurisht, ky fund i trishtuar me evakuimin e shumë njerëzve nuk ka përfunduar ende. Gjermania ka ende një numër të madh të forcave vendore që ne duhet ti largojmë nga Afganistani, dhe natyrisht që jemi shumë të shqetësuar për situatën humanitare atje”, tha Merkel.
Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se aeroporti është në gjendje të keqe, kryesisht infrastruktura bazë dhe një kullë kontrolli, të cilat ose janë dëmtuar ose shkatërruar.
Merkel tha se Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në mënyrë që aeroporti të mbetet në funksion. Talibanët këmbëngulën se kishin për qëllim ta linin hapur aeroportin civil. Por pa garanci reale të sigurisë, linjat ajrore tregtare nuk do të vijnë në Kabul.
Talibanët gjithashtu thanë se afganët që kanë pasaporta dhe viza mund të udhëtojnë lirshëm. Por shumë afganë dhe vëzhgues kanë shprehur dyshime për premtimin e talebanëve se nuk do të hakmerren ndaj njerëzve që kanë punuar për qeverinë e mëparshme ose forcat e huaja./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...