Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenča, me bashkëpunëtorët e tij, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, Shefen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Mari Yamashita, si dhe Akylbai Eluesizov, zyrtar për çështje politike nga DPPA-DPO, transmeton arbresh.info.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vunë në pah nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë, për tejkalimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve që pengojnë integrimin e vendit tonë dhe rajonit në mekanizmat institucional të BE-së dhe në NATO.
Kryeparlamentari Konjufca foli edhe për angazhimet konkrete të Kuvendit, si dhe përkushtimin e tij personal për avancimin dhe hartimin e një legjislacioni të avancuar./arbresh.info/
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani