Policia do të monitorojë listën e të infektuarve me COVID19 që thyejnë masën e izolimit

12:17 | 31 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svçela, ka thënë se do të monitorohen përsonat me Covid-19 që thyejnë izolimin.

Ai këto i ka bërë të ditur në një konferencë për media të mbajtur të martën.

Ne kemi angazhuar edhe IPK-në. Kam kërkuar nga ta që të inspektojnë zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës. Policia do të bëjë kontrollin e personave që janë në listë të Institutit të Shëndetit Publik”, ka thënë ai.

Ndryshe është raportuar se personat e infektuar me Covid-19, nuk po respektojnë masën e izolimit./arbresh.info/

Ai po ashtu ka thënë se për disa ditë do të bëhet vaksinimi i të gjithë pjesëtarëve të PK-së për dozën e parë.
“Brenda 2-3 ditësh do të bëhet vaksnimi 100% i PK-së për dozën e parë. Kemi iniciuar 2 raste për falsifikim të testeve PCR-Covid 19. Janë kontrolluar 3 agjenci dhe janë identifikuar 9 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar”, është shprehur ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme