Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar sot listën e kandidatëve për Asamble Komunale.
Ajo që bie në sy menjëherë në këtë listë janë numri 1 dhe 2, pozita udhëheqëse në të cilat qëndrojnë dy gra. Listës së PDK-së i prinë arkitektja, deputetja, artistja, Eliza Hoxha. Menjëherë pas Elizës qëndron Drejtoresha e Institutit të Patologjisë në QKUK, Dr. Rina Limani.
Në këtë listë vërehen edhe disa emra të njohur të qytetit, aktivizmit, sportit, kulturës e politikës të cilët do të synojnë që të pasurojnë përbërjen përfundimtare të Asamblesë së Komunës së Prishtinës.
“Kjo është lista jonë e kandidatëve për asamblistë. Kjo është lista e grave dhe burrave të Prishtinës që zotohen për ndryshimin e Prishtinës. Ky është ekipi i bashkimit për Prishtinën… sepse Prishtina na bashkon”, ka shkruar Ismaili.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...