Google ADS

Pronari i lokalit kanos policin pas gjobitjes

12:27 | 31 Gusht 2021
Arbresh.info

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për një klub nate që punonte në kundërshtim me vendimet e qeverisë.

Gjatë shqiptimit të gjobës  pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, policia rajonale në Prizren, ka shqiptuar gjithsej 204 gjoba për mosrespektim të masave.

Prizren, 30.08.2021 – 21:24. Njësia policore gjatë inspektimit të lokaleve së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë vërejtur se një klub nate ishte duke punuar në kundërshtim me vendimet qeverisë. Gjatë shqiptimit të gjobës personi i dyshuar- pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme