Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është bërë pjesë e projekteve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë.
Në këtë kontekst, prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina, ka përfaqësuar këtë universitet në takimin vjetor të konsorciumit të Erasmus Mundus “GreenTech:Smart&Green Technologies for Inovative and Sustainable Societies in Western Balkan”, që është mbajtur në Slloveni me 18 dhe 19 nëntor.
Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë 21 universitete, prej tyre 11 nga Ballkani dhe 10 të tjera nga Bashkimi Evropian, është diskutuar për të arriturat e këtij projekti, problemet dhe shfrytëzimin më të mirë të mundësive që ofrohen.
Gjithashtu është diskutuar edhe për projektet e përbashkëta me të cilat universitetet mund të aplikojnë në fondet e Komisionit Evropian, në veçanti për ato që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë.
Prorektori Morina, gjatë qëndrimit në Slloveni ka realizuar edhe një sërë takimesh me përgjegjës dhe drejtues të fakulteteve dhe universiteteve të ndryshme.
“Kemi diskutuar me zëvendësdekanin e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Lubjanës,Tomazh Turk, pastaj me drejtoreshën për Marrëdhënie me Jashtë të këtij universiteti, Katja Cerjak, me të cilët është shqyrtuar mundësia e hapjes se programeve të përbashkëta në sferën e ekonomisë, si dhe për projektet e përbashkëta që mund të dorëzohen për aplikim në Komisionin Evropian deri në shkurt të vitit të ardhshëm”, ka thënë Morina.
Si rezultat i këtyre projekteve të përbashkëta ndërkombëtare, në të cilat është pjesë edhe Universiteti i Mitrovicës, ai potencoi se është hapur mundësia që studentët dhe profesorët e këtij Universiteti të përftojnë më së shumti nga këto projekte në fushën e arsimit të lartë.
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...