Ngriten 86 aktakuza kundër 107 personave

11:20 | 31 Gusht 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër njëqindeshtatë (107) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme