Superkupa e Kosovës në basketboll do të mbahet në Prishtinë, mësohet orari i ndeshjeve

10:28 | 31 Gusht 2021
KRG

Më 1 shtator do të fillojë edicioni i ri i Superkupës së Kosovës në Basketboll.

Fillimisht do të startojë me tetë ekipe të cilët do të ndeshën nga data 1 shtator deri më 5 shtator.

FBK-ja ka vendosur që superkupa e Kosovës të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kurse tashmë janë mësuar edhe skuadrat të cilët do të përballën me njëra tjetrën:

E Mërkure: Prizreni16 – Drita, ora 16:00, Peja – Sigal Prishtina ora 19:00.

E Enjte: Rahoveci – Trepça ora 16:00, Golden Eagle Ylli – Bashkimi ora  19:00.

Kujtojmë se të gjitha skuadrat gjatë verës kanë bërë përforcime andaj pritet të jetë një rivalitet i madh.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten kurse finalja do të zhvillohet të dielën. /arbresh.info/

Të ngjashme