Forcat e rezistencës në Afganistan janë zotuar se do të vazhdojnë në luftën e tyre kundër talebanëve, ndërsa kanë filluar stërvitjet intensive në luginën Panjshir, fortesë strategjike që ndodhet në veri të Kabulit.
Qindra luftëtarë, të cilët kurrë nuk u janë dorëzuar sundimtarëve të rinj të Kabulit, u panë duke ecur nëpër ujë me drurë mbi kurrizin e tyre, ndërsa të tjerët stërviteshin me pushkët e tyre ndërsa përgatiteshin për ardhjen e mundshme të forcave talebane, transmeton portal arbresh.info
Forcat kryengritëse anti-talebane, të njohura si Aleanca Veriore, janë zotuar të luftojnë deri në fund dhe të mbrojnë 170,000 banorët, shumica prej tyre Taxhikët, të cilët jetojnë në luginën Panjshir, e cila shtrihet në malet Hindu Kush në veri të Kabulit.
Bastioni i fundit i Afganistanit kundër talebanëve, udhëhiqet nga Ahmad Massoud, 32 vjeç, djali i arsimuar në Britani të Madhe.
Ai është trajnuar nga ushtria britanike në Sandhurst, ndërsa është zotuar se asnjë luftëtarë nga rezistenca nuk do t’u gjunjëzohet talebanëve.
Ai ishte vetëm 12 vjeç kur babai i tij, Ahmad Shah Massoud, i cili ishte një luftëtar gueril i frikshëm, i njohur si “Napoleoni Afgan” dhe “Luani i Panjshir”, u vra nga vrasësit e Al Kaedës të Osama bin Laden duke u paraqitur si gazetarë të Al Jazeera. – dy ditë para 9/11.
Për Reuters ai ka thënë se do të luftojnë deri në frymën e fundit.
Afganistani është marrë nën kontroll nga talebanët pas fillimit të tërheqjes së trupave ushtarake amerikane.
Menjëherë pas marrjes në kontroll, talebanët kanë vendosur për qytetarët e Afganistanit zbatimin e Ligjit të Sheriatit./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...