Google ADS

ShBA përfundon tërheqjen nga Afganistani

23:04 | 30 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani.

Lajmi është konfirmuar nga Pentagoni. Fluturimi i fundit i forcave amerikane nga aeroporti i Kabulit të hënën në mbrëmje shënon fundin e luftës më të gjatë të SHBA-së, pas plot 20 vjetësh.

Evakuimi përfundimtar i forcave të SHBA-së, atyre të vendeve aleate dhe civilëve afganë ka qenë kaotik.

Rreth 6.000 amerikanë janë evakuuar nga Afganistani që nga 14 gushti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme