Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup sonte do të mbërrijë grupi i parë i qytetarëve nga Afganistani, njoftoi sonte Qeveria.
Paraprakisht ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se numri i civilëve afganë, të cilët kanë punuar për organizatat ndërkombëtare, që do të pranohen në vend ndryshon për shkak të situatës në Kabul, ndërsa qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse nuk ka kurrfarë baze për shkeljen e sigurisë dhe shëndetit në pjesën e këtij aksioni operativ.
Kishte konfirmim për rreth 780 persona, por për shkak të ndodhive në Kabul dhe pamundësisë të largohen prej atje dhe të përfundojë ky mision, ai numër vazhdimisht ndryshon. Edhe MPB dhe Agjencia për siguri kombëtare dhe Agjencia për zbulim i ndërmarrin të gjitha masat nga aspekti i sigurisë dhe qytetarët mund të jenë të qetë pasi nuk ka asnjë bazë për prishjen e sigurisë në këtë aksion operativ. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë i ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe kompetencat që dalin nga mbrojtja e shëndetit posaçërisht tani në kushtet e virusit korona. Do të ofrohet kujdes intensiv dhe vaksinim për ato që nuk janë vaksinuar”, potencoi Spasovski.
Precizoi se personat të cilët do të vijnë në vend do të vendosen në hotele dhe motele, siç ishte paralajmëruar më parë./tvshenja/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...