Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ashpërsuar masat anti-Covid. Për shkak të përkeqësimit të situatës nga qarkullimi i variantit Delta, duke nisur nga shtatori disa kategori do të kryejnë vaksinim të detyruar, mosmbajtja e maskës do të shoqërohet me gjobë, ndërsa ora policore do të zgjatet nga 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
“Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët! nga data 6 shtator. Vlerësohet që shtatori të jetë periudhë që arsimtarët, stafet dhe studentët të kryejë vaksinimin dhe deri në datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetim pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentë pranë zyrave të përcaktuara, kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania. Për ata që nuk e kanë vaksinën do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë”.
Edhe në pikat kufitare janë ashpërsuar masat, si për shtetasit shqiptarë dhe ata të huaj.
“Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID, në të kundërt do karantinohet për 10 ditë për ata që nuk kanë një nga dokumentet. Në fund të ditës së 10 test për të vërtetuar negativizimin. Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur familjarët e tyre. Pasagjerët duhet ta zbatojnë mbajtjen e maskës”.
E pyetur nëse do të ketë penalitete për kategoritë që vaksinimin e kanë me detyrim, Ministrja e Shëndetësisë tha: “Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave, është një nxitje më shumë drejt vaksinimit. Është një përpjekje për të shpëtuar jetën, jetën e atyre që shërbejnë. Shtatori do të jetë një muaji i hapur, ku puna nuk do të ndalet që të rrite mbulesa vaksinale. Janë 60% e arsimtarëve të vaksinuar. Nuk mund të rrezikojmë, që të infektojnë njëri-tjetrin”.
Vala e Covid, sipas autoriteteve ka ardhur më herët se vjeshtë-dimri.
“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se, numri i të pavaksinuarve, është sa 95% e totalit të shtrimeve”.
Fatmirësisht numri i fëmijëve të shtruar në spital nga varianti Delta është i ulët. Vetëm 8 fëmijë po marrin trajtim spitalor dhe gjendja e tyre nuk është e rëndë./tvklan.al/
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...